Sahihu i Buhariut — Hadithi 4583
87. Nënkapitulli: Ajeti: “... Dhe, nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë ose keni kryer nevojën fiziologjike...”
﴾صَعِيدًا﴿ (Saiden): sipërfaqja e tokës. Xhabiri ka thënë: 'Tagutët', të cilëve arabët iu drejtoheshin për t'u gjykuar, ishin: një në fisin xhuhejne, një në fisin eslem dhe nga një në secilin fis. Ata ishin fallxhorë, të cilët flisnin me shejtanë (43). Omer ibn Hatabi ka thënë: الْجِبْتِ (El xhibtu): është sihri; ﴾الطَّاغُوتِ﴿ (Et tagut): është shejtani (51, 60). Ikrime ka thënë: ﴾الْجِبْتِ﴿ (El xhibtu): në gjuhën etiopase do të thotë shejtan; ﴾الطَّاغُوتِ﴿ (Et tagut): fallxhor.
4583. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Humbi një gjerdan i Esmës. Kështu, Pejgamberi ﷺ dërgoi disa burra për ta kërkuar. Ata i zuri koha e namazit, ndërkohë nuk kishin abdes dhe nuk gjenin ujë, prandaj u falën pa abdes. Atëherë, Allahu e zbriti ajetin e tejemumit.”