Sahihu i Buhariut — Hadithi 4584

88. Nënkapitulli: Ajeti: “... Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja...”

4584. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Haxhaxh ibn Muhamedi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Jala ibn Muslimi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja...”, (Nisa, 59) ka thënë se ka zbritur për Abdullah ibn Hudhafe ibn Kajs ibn Adiun, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e pati dërguar në një ekspeditë ushtarake.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4584

Fjalë të panjohura?