Sahihu i Buhariut — Hadithi 4587
91. Nënkapitulli: Ajeti: “Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: "O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës!”
4587. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Unë dhe nëna ime kemi qenë nga radhët e të shtypurve (në Mekë).”