Sahihu i Buhariut — Hadithi 4588

91. Nënkapitulli: Ajeti: “Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: "O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës!”

4588. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Ibn Ebu Mulejke tregon se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lexoi ajetin: “Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve...” (Nisa, 98) dhe tha: “Unë dhe nëna ime kemi qenë nga radhët e këtyre që Allahu i ka arsyetuar.”
Përmendet se Ibn Abasi ka thënë: ﴾حَصِرَتْ﴿ (Hasirat): janë ngushtuar (90);
﴾تَلْوُوا﴿ (Telvu): dëshmoni me gjuhët tuaja.
﴾مَّوْقُوتًا﴿ (Mevkuten): në kohë të caktuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4588

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?