Sahihu i Buhariut — Hadithi 4589
92. Nënkapitulli: Ajeti: “Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim për shkak të veprave të tyre?!”
4589. Nga: Zejd ibn Thabiti
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi dhe Abdurrahmani, e këtyre u ka treguar Shuëbe, e ky nga Adiu, e ky nga Abdullah ibn Jezidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve...?!”, (Nisa, 88) ka thënë: “Një grup i shokëve të Pejgamberit ﷺ u kthyen nga Lufta e Uhudit, e në atë rast njerëzit u ndanë në dy taborë në raport me grupin e kthyer: njëri tabor thoshte t'i vrasim, ndërsa tjetri thoshte jo. Atëherë, Allahu e zbriti ajetin: “Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve...?!” (Nisa, 88)
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ajo (Medina) është e mirë (tajbeh): i largon të këqijtë siç e largon zjarri të keqen nga argjendi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4589
Fjalë të panjohura?