Sahihu i Buhariut — Hadithi 4595
95. Nënkapitulli: Ajeti: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh.”
4595. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi. [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Abdulkerimi, e këtij i ka treguar Miksemi, i çrobëruari i Abdullah ibn Harithit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...”, (Nisa, 95) ka thënë: “Pra, (besimtarët që qëndruan në shtëpitë e tyre) gjatë Luftës së Bedrit dhe ata që dolën në Bedër.”