Sahihu i Buhariut — Hadithi 4597
97. Nënkapitulli: Ajeti: “Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë.”
4597. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Me përjashtim të të shtypurve...”, (Nisa, 98) ka thënë: “Nëna ime ka qenë nga radhët e këtyre që Allahu i ka arsyetuar.”