Sahihu i Buhariut — Hadithi 4599
99. Nënkapitulli: Ajeti: “Nuk ka gjynah për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim prej shiut ose sëmundjes e i lini armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Allahu, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për jobesimtarët.”
4599. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Haxhaxhi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jala, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi, për ajetin: “Nuk ka gjynah për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim prej shiut ose sëmundjes e i lini armët...”, (Nisa, 102) ka thënë se fjala është për Abdurrahman ibn Aufin, i cili ishte plagosur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4599
Fjalë të panjohura?