Sahihu i Buhariut — Hadithi 4601

101. Nënkapitulli: Ajeti: “Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë...”

Ibn Abasi ka thënë: ﴾شِقَاقَ﴿ (Shikak): përçarje (35); ﴾وَأُحْضِرَتِ الْأَنفُسُ الشُّحَّ﴿ (Esh shuh): dëshira e njeriut për diçka që i ka ëndja shumë (128); ﴾كَالْمُعَلَّقَةِ﴿ (Kel mualekah): as e ve e as me burrë (129); ﴾نُشُوزًا﴿ (Nushuz): urrejtje (128).

4601. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë...”, (Nisa, 128) ka thënë: “Nëse një burrë, i martuar me një grua, s'ka interesim ndaj saj dhe dëshiron ta lëshojë, ajo mund t'i thotë: “Po t'i bëj hallall të gjitha obligimet që i ke ndaj meje (vetëm më mbaj edhe më tutje nën kurorë, pa pasur asnjë obligim ndaj meje). Pra, ky ajet ka zbritur për këtë çështje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4601

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?