Sahihu i Buhariut — Hadithi 4603

103. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejupin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Davudin, të cilit i dhamë Zeburin.”

4603. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos thotë se unë jam më i mirë se Junus ibn Meta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4603

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?