Sahihu i Buhariut — Hadithi 4605
104. Nënkapitulli: Ajeti: “Ata kërkojnë nga ti (Muhamed) t'u përgjigjesh (për dikë që vdes pa pasur trashëgimtarë)." Thuaju: "Allahu ju jep përgjigje për njeriun që nuk lë trashëgimtarë. Nëse një burrë vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), ndërkohë që ka një motër, atëherë asaj i takon gjysma e trashëgimisë. Në qoftë se një grua vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), atëherë vëllai i saj është i vetmi që do ta trashëgojë...”
Këtu është fjala për personin që vdes dhe nuk ka as baba e as bijë për ta trashëguar.
4605. Nga: Bera ibn Azibi
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Surja e fundit që ka zbritur komplet ka qenë surja Berae (Teube), kurse ajeti i fundit që ka zbritur është: “Kërkojnë përgjigjen tënde.” Thuaju: “Allahu ju përgjigjet në çështjen e kelales...” (Nisa, 176)