Sahihu i Buhariut — Hadithi 4615
113. Nënkapitulli: Ajeti: “O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar...”
4615. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa ishim në beteja me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe gratë nuk i kishim me vete, i thamë: “A të tridhemi?” Por, ai na e ndaloi tredhjen. Pastaj, na lejoi që të martohemi, qoftë dhe për një rrobë (si mehër) dhe na e lexoi ajetin: “O ju që besuat! Mos i ndaloni të mirat që Allahu i lejoi për ju...” (Maide, 87)