Sahihu i Buhariut — Hadithi 4616
114. Nënkapitulli: Ajeti: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit...”
Ibn Abasi ka thënë: ﴾الْأَزْلَامُ﴿ (El ezlam): shigjeta të cilat i përdornin për të parashikuar punë të ndryshme; ﴾وَالْأَنصَابُ﴿ (Vel ensab): idhuj për të cilët thernin kafshë.
4616. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Omer ibn Abdulazizi, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u ndalua alkooli, në Medinë kishte pesë lloje të verërave, por asnjëra nuk ishte e prodhuar prej rrushit.”