Sahihu i Buhariut — Hadithi 4617

114. Nënkapitulli: Ajeti: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit...”

Ibn Abasi ka thënë: ﴾الْأَزْلَامُ﴿ (El ezlam): shigjeta të cilat i përdornin për të parashikuar punë të ndryshme; ﴾وَالْأَنصَابُ﴿ (Vel ensab): idhuj për të cilët thernin kafshë.

4617. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Atëkohë (para se alkooli të bëhej haram), posedonim vetëm këtë që ju e quani verë hurme. Një ditë, teksa po ua shërbeja këtë lloj vere Ebu Talhait, filanit e filanit, erdhi një burrë dhe tha: “A nuk ju ka arritur lajmi?” Ata pyetën: “Cili lajm?” Ai tha: “Që është ndaluar alkooli.” Thanë sakaq: “O Enes, derdhi këta qypa!”

Pas lajmit të këtij burri, ata asnjëherë nuk iu kthyen verës e as pyetën për të.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4617

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?