Sahihu i Buhariut — Hadithi 4619

114. Nënkapitulli: Ajeti: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit...”

Ibn Abasi ka thënë: ﴾الْأَزْلَامُ﴿ (El ezlam): shigjeta të cilat i përdornin për të parashikuar punë të ndryshme; ﴾وَالْأَنصَابُ﴿ (Vel ensab): idhuj për të cilët thernin kafshë.

4619. Nga: Abdullah ibn Omeri

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Isa dhe Ibn Idrisi, e këta të dy nga Ebu Hajani, e ky nga Shabiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E kam dëgjuar Omerin të thotë nga minberi i Pejgamberit ﷺ: “E, më pas; O ju njerëz! Kur ka zbritur ndalesa për alkoolin, përfshinte verën e prodhuar prej pesë gjërash:
1. Rrushit,
2. Hurmave,
3. Mjaltit,
4. Grurit dhe
5. Elbit.

Pra, alkool konsiderohet çdo gjë që deh mendjen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4619

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?