Sahihu i Buhariut — Hadithi 4624
117. Nënkapitulli: Ajeti: “Allahu nuk e përligj as Behirën, as Saibën, as Vesilën, as Hamin...”
﴾وَإِذْ قَالَ اللَّـهُ﴿: dhe kur Allahu të thotë (116). Ibn Abasi ka thënë: ﴾مُتَوَفِّيكَ﴿ (Mutevefike): të bëjë të vdesësh. (Ali Imran, 55)
4624. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Ebu Jakub Ebu Abdullah Kermaniu më ka thënë: Na ka treguar Hasan ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “E pashë Xhehenemin duke ngrënë veten. Aty pashë Amrin (Ibn Luhajin) duke tërhequr zvarrë zorrët e tij, i cili ka qenë i pari që i ka dedikuar devetë për idhuj.”