Sahihu i Buhariut — Hadithi 4633

125. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne ua ndaluam hebrenjve (të hanin) të gjitha kafshët që kanë thundra...”

Ibn Abasi ka thënë: "Kafshët që kanë thundra janë: deveja dhe struci. ﴾الْحَوَايَا﴿ (El havaja): zorrët. ﴾هُدْنَا﴿ (Hudna): jemi penduar. (Araf, 156)"

4633. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e këtij i ka thënë Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Allahu i vraftë hebrenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e ngordhësirave, ata e shkrinë, e shitën dhe e shfrytëzuan fitimin.”

Ebu Asimi ka thënë: “Na ka treguar Abdulhamidi, e këtij i ka treguar Jezidi i cili thotë: “Atai më ka shkruar: “E kam dëgjuar Xhabirin nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4633

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?