Sahihu i Buhariut — Hadithi 4636

129. Nënkapitulli: Ajeti: “... atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij...”

4636. Nga: Ebu Hurejra

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta shohin, të gjithë do të besojnë. Por, kjo është koha kur: “... nuk do t'i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë...” (Enam, 158)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4636

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?