Sahihu i Buhariut — Hadithi 4637

130. Nënkapitulli: Ajeti: “Thuaj: "Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta...”

4637. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Amër ibn Murra thotë: “E pyeta Ebu Vailin: “Vallë, e ke dëgjuar këtë prej Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!)?” Ai tha: “Po, madje këto fjalë ia ka atribuuar të Dërguarit të Allahut ﷺ se ai ka thënë: “Askush nuk është më xheloz se Allahu, prandaj Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme, qofshin ato të hapura, qofshin të fshehta, si dhe askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu, prandaj e ka lavdëruar Vetveten.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4637

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?