Sahihu i Buhariut — Hadithi 4639

Nënkapitulli: Ajeti: “... dhe u zbritëm el-menn dhe thëllëza...”

4639. Nga: Seid ibn Zejd ibn Amër ibn Nufejli

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Amër ibn Harithi se Seid ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tartufi është nga lloji elmen dhe lëngu i tij është shërim për syrin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4639

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?