Sahihu i Buhariut — Hadithi 4643

134. Nënkapitulli: Ajeti: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!”

الْعُرْفُ (el urfu) - vepra të mira.

4643. Nga: Abdullah ibn Zubejri

Jahjai ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Hisham ibn Urve tregon se Abdullah ibn Zubejri, për ajetin: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira...”, (Araf, 199) ka thënë: “Allahu e ka zbritur këtë për moralin e njerëzve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4643

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?