Sahihu i Buhariut — Hadithi 4644
134. Nënkapitulli: Ajeti: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!”
الْعُرْفُ (el urfu) - vepra të mira.
4644. Nga: Abdullah ibn Zubejri
Abdullah ibn Berradi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon se Abdullah ibn Zubejri ka thënë: “Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij ﷺ të tregohet i mëshirshëm në raport me moralin e njerëzve.”