Sahihu i Buhariut — Hadithi 4645
135. Nënkapitulli: Ajeti: “Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaj: "Plaçka e luftës i përket Allahut dhe të Dërguarit.” Prandaj, frikësojuni Allahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush...”
Ibn Abasi ka thënë: ﴾الأَنْفَالُ﴿ (El enfal): plaçka e luftës. Katadja ka thënë: ﴾رِيحُكُمْ﴿ (Rihukum): lufta.
4645. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Sulejmani, e këtij i ka rrëfyer Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ibn Abasit i thashë: “Surja Enfal (ku ka zbritur)?” Ai u përgjigj: “Ka zbritur në Bedër.”
﴾الشَّوْكَةِ﴿ (Sheuke): forcë (7); ﴾مُرْدِفِينَ﴿ (Murdifine): grupe njëri pas tjetrit (9); ﴾ذُوقُوا﴿ (Dhuku): provojeni (50); ﴾فَيَرْكُمَهُ﴿ (Fe jerkumehu): e tubon (37); ﴾شَرِّدْ﴿ (Sherrid): ndaji (57); ﴾وَإِن جَنَحُوا﴿ (Ve in xhenahu): kërkuan (61); ﴾يُثْخِنَ﴿ (Juthhine): e mund (67). Muxhahidi ka thënë: ﴾مُكَاءً﴿ (Mukaen): futja e gishtave në gojë (35); ﴾تَصْدِيَةً﴿ (Tasdijeh): fishkëllimë (35); ﴾لِيُثْبِتُوكَ﴿ (Li juthbituke): të të burgosin (30).