Sahihu i Buhariut — Hadithi 4653

141. Nënkapitulli: Ajeti: “Tani, Allahu jua ka lehtësuar, ngaqë Ai e di se keni dobësi. Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut, ata do të mundin dy mijë (mohues). Allahu është me të qëndrueshmit.”

4653. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jahja ibn Abdullah Sulemiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka rrëfyer Zubejr ibn Hirriti, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi tregon: “Kur zbriti ajeti: “... Nëse mes jush gjenden njëzet të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues)...”, (Enfal, 65) muslimanët u rënduan për shkak se obligoheshin të mos e lëshonin mejdanin e luftës në rast se një njeri përballej me dhjetë, prandaj zbriti lehtësimi: “Tani, Allahu jua ka lehtësuar, ngaqë Ai e di se keni dobësi. Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues)...” (Enfal, 66) Por, në këtë rast u zvogëlua durimi i tyre po aq sa Allahu ua zbriti proporcionin në numër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4653

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?