Sahihu i Buhariut — Hadithi 4654
142. Nënkapitulli: Ajeti: “Lirim (i deklaruar) nga ana e Allahut dhe të Dërguarit të Tij prej çdo detyrimi ndaj idhujtarëve me të cilët kishit bërë marrëveshje.”
﴾أَذَانٌ﴿ (Edhan): lajmërim (3). Ibn Abasi ka thënë: ﴾أُذُنٌ﴿ (Udhun): i pranon ose beson lehtë fjalët (në rast betimi). ﴾تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِم بِهَا﴿ (Tuzekihim): nënshtrimi dhe sinqeriteti (103); ﴾لَا يُؤْتُونَ الزَّكَاةَ﴿ "Nuk e japin zeqatin": nuk dëshmojnë se nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut (Fusilet, 7); ﴾يُضَاهِئُونَ﴿ (Judahiune): i përngjasojnë (30).
4654. Nga: Bera ibn Azibi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ajeti i fundit i zbritur është: “Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet në çështjen e kelales (ai që nuk ka prindër e as fëmijë që e trashëgojnë)...”, (Nisa, 176) kurse surja e fundit e zbritur është surja Berae (Teube).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4654
Fjalë të panjohura?