Sahihu i Buhariut — Hadithi 4659

147. Nënkapitulli: Ajeti: “Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.”

4659. Nga: Ebu Hurejra

Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahman Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit do të ndodhë që pasuria e deponuar e disave prej jush do të marrë formën e nepërkës me dy brirë (mbi sy).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4659

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?