Sahihu i Buhariut — Hadithi 4661
148. Nënkapitulli: Ajeti: “Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: "Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!”
4661. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ahmed ibn Shebib ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Halid ibn Eslemi tregon: “Morëm rrugë me Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “Kjo vlen për kohën para se të zbriste urdhri për zekat. E, me të zbritur urdhri i zekatit, Allahu (zekatin) e bëri pastrim për pasuritë.”