Sahihu i Buhariut — Hadithi 4664

150. Nënkapitulli: Ajeti: “... vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”

﴾مَعَنَا﴿ "Me ne": Ndihmësi ynë (40).

4664. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Ibn Ebu Mulejke tregon se, pas mosmarrëveshjes që ndodhi mes Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe Ibn Zubejrit, unë thashë (Abdullah ibn Zubejri): “Baba e kishte Zubejrin, nënë Esmën, hallë Aishen, gjysh Ebu Bekrin dhe gjyshe Safijën.”

(Abdullah ibn Muhamedi) tha: “I thashë Sufjanit (ibn Ujejnes): “Po senedi?” Më tha: “Na ka treguar, - ndërkohë u preokupua me një person, - dhe nuk e përmendi Ibn Xhurejxhin fare.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4664

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?