Sahihu i Buhariut — Hadithi 4667

151. Nënkapitulli: Ajeti: “... dhe atyre që duhet përfituar zemrat dhe për lirimin e skllevërve...”

Muxhahidi ka thënë: "Ua përfiton zemrat duke u dhuruar (të mira materiale)."

4667. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ibn Ebu Numi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa të mira materiale, të cilat ua ndau katër personave dhe tha: (Po ua ndaj) për t'ua përfituar zemrat.” Një burrë tha: “Nuk u tregove i drejtë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Nga pasardhësit e këtij do të ketë njerëz që dalin prej fesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4667

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?