Sahihu i Buhariut — Hadithi 4680

163. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne i mbartëm izraelitët përtej detit dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata nga ligësia dhe armiqësia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: "Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë bijtë e Izraelit; dhe unë jam ndër muslimanët.”

﴾نُنَجِّيكَ﴿ (Nunexhike): do të të hedhim në një vend të ngritur (92).

4680. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, hebrenjtë e agjëronin ditën e Ashures dhe thanë: “Në këtë ditë Musai triumfoi kundrejt Faraonit.” Rrjedhimisht, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha shokëve të vet: “Ju jeni më meritorë për Musain se ata, prandaj agjërojeni këtë ditë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4680

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?