Sahihu i Buhariut — Hadithi 4681
164. Nënkapitulli: Ajeti: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).”
﴾وَحَاقَ﴿ (Ve haka): ka zbritur (8). Muxhahidi ka thënë: ﴾تَبْتَئِسْ﴿ (Tebteis): mos u pikëllo (36). ﴾يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ﴿ "I përulin gjokset e tyre": kanë dyshime dhe mëdyshje rreth së vërtetës (5); ﴾لِيَسْتَخْفُوا مِنْهُ﴿ "Që të fshihen nga ai": Të fshihen nga Allahu, po të kenë mundësi (5).
4681. Nga: Abdullah ibn Abasi
Hasen ibn Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Haxhaxhi, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Muhamed ibn Abad ibn Xhaferi tregon se e ka dëgjuar Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke lexuar: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre...”, prandaj e pyeti rreth këtij ajeti, e në atë rast ai u përgjigj: “Fjala është për disa persona të cilëve u vinte turp të zhvisheshin gjatë kryerjes së nevojës a gjatë marrëdhënieve intime me bashkëshortet e tyre. Domethënë, ky ajet zbriti për ta.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4681
Fjalë të panjohura?