Sahihu i Buhariut — Hadithi 4686
168. Nënkapitulli: Ajeti: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”
﴾الرِّفْدُ الْمَرْفُودُ﴿ (Errifdu el merfud): ndihmesë (99); ﴾تَرْكَنُوا﴿ (Terkenu): anoni (113); ﴾فَلَوْلَا كَانَ﴿ (Fe levla kane): përse të mos jetë, ﴾أُتْرِفُوا﴿ (Utrifu): janë shkatërruar (116). Ibn Abasi ka thënë: ﴾زَفِيرٌ وَشَهِيقٌ﴿ (Zefirun ve shehik): i ashpër dhe zë i dobët (106).
4686. Nga: Ebu Musa Eshariu
Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Burejd ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë”, pastaj lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)
Referenca: Sahihu i Buhariut 4686
Fjalë të panjohura?