Sahihu i Buhariut — Hadithi 4688
170. Nënkapitulli: Ajeti: “... dhe e plotëson dhuntinë e Vet ndaj teje dhe familjes së Jakubit, ashtu siç e ka plotësuar më parë ndaj të parëve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.”
4688. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I ndershmi, i biri i të ndershmit, i biri i të ndershmit, i biri i të ndershmit është Jusufi, i biri i Jakubit, i biri i Is'hakut, i biri i Ibrahimit ﷺ.”