Sahihu i Buhariut — Hadithi 4689
171. Nënkapitulli: Ajeti: “Për të gjithë ata që pyesin, në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, ka shumë mësime.”
4689. Nga: Ebu Hurejra
Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Kush është njeriu më i ndershëm?” Ai u përgjigj: “Njeriu më i ndershëm tek Allahu është më i devotshmi.” Thanë: “Nuk po pyesim për këtë.” Ai tha: “Atëherë, Jusufi, i dërguari i Allahut, i biri i të dërguarit të Allahut (Jakubit), i biri i të dërguarit të Allahut (Is'hakut), i biri i mikut të Allahut (Ibrahimit).” I thanë: “As për këtë nuk po të pyesim.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Po më pyesni për rrënjët e arabëve? Më i miri i tyre në injorancë është më i miri edhe në Islam, nëse e kuptojnë fenë.”
Transmetimin e Abdes e fuqizon Ebu Usame nga Ubejdullahu.
Referenca: Sahihu i Buhariut 4689
Fjalë të panjohura?