Sahihu i Buhariut — Hadithi 4692
173. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe ajo (gruaja), në shtëpinë e së cilës gjendej ai, nisi ta nxisë atë në mëkat, i mbylli të gjitha dyert dhe tha: "Jam e gatshme për ty!”
Ikrime dhe Ibn Xhubejri kanë thënë: "﴾هَيْتَ لَكَ﴿ (Hejte lek): eja."
4692. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Ahmed ibn Seidi më ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Omeri, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi ka thënë: Ajetin: “Jam e gatshme për ty!” (Jusuf, 23) e lexojmë siç na kanë mësuar.
﴾مَثْوَاهُ﴿ (Methvahu): pozitën (21);
﴾وَأَلْفَيَا﴿ (Ve elfeja): e takuan (25).
Referenca: Sahihu i Buhariut 4692
Fjalë të panjohura?