Sahihu i Buhariut — Hadithi 4700

179. Nënkapitulli: Ajeti: “Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim...”

[﴾أَلَمْ تَرَ﴿ (Elem tera): a nuk e di?; ﴾الْبَوَارِ﴿ (El bevar): shkatërrimi; ﴾قَوْمًا بُورًا﴿ (Kavmen bura): të shkatërruar (Furkan, 18).

4700. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Atai tregon se e ka dëgjuar Ibn Abasin duke komentuar ajetin: “Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim...”, (Ibrahim, 28) ku ka thënë: “Fjala është për jobesimtarët mekas.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4700

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?