Sahihu i Buhariut — Hadithi 4706
183. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe e bënë Kuranin në pjesë (duke i besuar ca pjesë dhe duke i mohuar të tjerat).”
﴾الْمُقْتَسِمِينَ﴿ (Muktesimin): ata që betohen (90); ﴾لَا أُقْسِمُ﴿ (La uksimu): betohem (Beled, 1); ﴾وَقَاسَمَهُمَا﴿ (Kasemehuma): ai u është betuar atyre, por jo ata atij (Araf, 21). Muxhahidi ka thënë: ﴾تَقَاسَمُوا﴿ (Tekasemu): janë betuar (Neml, 49).
4706. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ubejdullah ibn Musai më ka thënë: Na ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Dhabjani se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rreth ajetit: “Siç është e vërtetë se u dërguam dënim atyre që e ndanë (Kuranin)”, (Hixhër, 90) ka thënë: “Një pjesë të tij e besuan, kurse tjetrën e mohuan. Pra, (fjala është për) hebrenjtë dhe të krishterët.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4706
Fjalë të panjohura?