Sahihu i Buhariut — Hadithi 4707
185. Nënkapitulli: Ajeti: “Disa prej jush (jetojnë aq gjatë saqë) arrijnë pleqëri të fishkur...”
4707. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Harun ibn Musa Ebu Abdullah Averi, e ky nga Shuajbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur lutej i Dërguari i Allahut ﷺ, thoshte: “(O Allah!) Kërkoj të më mbrosh nga koprracia, përtacia, pleqëria e thellë, dënimi në varr, sprova e Dexhallit dhe sprovat e jetës dhe vdekjes!”