Sahihu i Buhariut — Hadithi 4711
Nënkapitulli: Ajeti: “Kur vendosim të shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.”
4711. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në periudhën paraislame, kur (banorët në) një lagje shtoheshin shumë, thoshim: “U shtuan benu filanët!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4711
Fjalë të panjohura?