Sahihu i Buhariut — Hadithi 4714

192. Nënkapitulli: Ajeti: “Thuaj: "Thirrini ata që ju i hyjnizoni përveç Tij! Ata nuk mund t’jua largojnë të keqen e as nuk mund ta hedhin atë tjetërkund.”

4714. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), tek ajeti: “... kërkojnë t'i afrohen Zotit të tyre...”, (Isra, 57) ka thënë: “Disa njerëz adhuronin disa xhinë. Xhinët u bënë muslimanë, kurse njerëzit vazhduan t'i adhuronin ata. Atëherë zbriti ajeti: “Thuaj: Thirrini ata që ju i adhuroni përveç Tij!” (Isra, 56)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4714

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?