Sahihu i Buhariut — Hadithi 4718

196. Nënkapitulli: Ajeti: “Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar.”

4718. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ismail ibn Ebani më ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Adem ibn Aliu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ditën e Kiametit, njerëzit do të ecin në grupe. Secili umet do ta pasojë pejgamberin e vet duke i thënë: “O filan, ndërmjetëso!” Derisa kjo kërkesë për ndërmjetësim të përfundojë tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Ajo do të jetë dita kur Allahu ia jep pozitën e lavdëruar (Mekami Mahmudin).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4718

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?