Sahihu i Buhariut — Hadithi 4719
196. Nënkapitulli: Ajeti: “Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar.”
4719. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ali ibn Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Shuajb ibn Ebu Hamzai, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që, pasi ta dëgjojë ezanin, thotë: “Allahume rabe hadhihi daveti tameti ve salatil kaimeti, ati Muhamedenil vesilete vel fadilete, veb athhu Mekamen Mahmudenil ledhi veadteh (O Zoti ynë, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe këtij namazi që po falet, jepja Muhamedit ndërmjetësimin dhe mirësinë, ngrije në pozitën e lartë (Mekami Mahmud), të cilën ia ke premtuar!)!”, e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.”
Këtë e transmeton edhe Hamza ibn Abdullahu nga i ati, e ky nga Pejgamberi ﷺ.