Sahihu i Buhariut — Hadithi 4729

205. Nënkapitulli: Ajeti: “Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit.”

4729. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Ebu Merjemi, e këtij i ka rrëfyer Mugire ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit do të vijë njeriu shtatmadh e i shëndoshë, por tek Allahu nuk do të peshojë as sa krahu i mushkonjës. Lexojeni (ajetin): “Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit.” (Kehf, 105)

Njëjtë transmeton edhe Jahja ibn Bukejri nga Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4729

Fjalë të panjohura?