Sahihu i Buhariut — Hadithi 4730

206. Nënkapitulli: Ajeti: “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit...”

4730. Nga: Ebu Seid Hudriu

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vdekja do të sillet në formë të një dashi laraman dhe dikush do të thërrasë: “O banorë të Xhenetit!” Ata do t'i zgjasin kokat për të shikuar. Thirrësi pyet: “E njihni këtë?” Ata thonë: “Po. Kjo është vdekja.” Pejgamberi ﷺ thotë: “Dhe, të gjithë tanimë e kanë parë.” Pastaj thërret: “O banorë të Zjarrit!” Ata i zgjasin kokat për të shikuar. Ai pyet: “E njihni këtë?” Ata thonë: “Po, kjo është vdekja.” Pejgamberi ﷺ thotë: “Dhe, të gjithë tanimë e kanë parë.” Në atë rast ajo theret dhe thirrësi thotë: “O banorë të Xhenetit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje dhe, o banorë të Zjarrit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje!” Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ lexoi ajetin: “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.” (Merjem, 39) Këta, që përshkruhen se janë të shkujdesur, janë njerëzit që jepen pas dynjasë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4730

Fjalë të panjohura?