Sahihu i Buhariut — Hadithi 4731
207. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne (melekët) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes.”
4731. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ iu drejtua Xhibrilit ﷺ: “Çfarë po të pengon të na vizitosh më shpesh?” Atëherë zbriti ajeti: “Ne (melekët) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh.” (Merjem, 64)