Sahihu i Buhariut — Hadithi 4733
209. Nënkapitulli: Ajeti: “A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?”
4733. Nga: Habab ibn Ereti
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Para Islamit) punoja si farkëtar në Mekë. As ibn Vail Sehmiut i punova një shpatë, por, kur shkova t'ia kërkoj pagesën, më tha:
- Nuk të jap asgjë, derisa ta mohosh Muhamedin.
- Nuk e mohoj Muhamedin ﷺ derisa Allahu të ta marrë shpirtin e të të ringjallë sërish, - ia ktheva.
- E po, pasi Allahu të ma marrë shpirtin dhe të ringjallem, do të furnizohem me pasuri dhe me djem (pastaj ta kthej borxhin), - tha As ibn Vaili.
Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?! A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?” (Merjem, 77-78)
Ndërkaq Eshxhaiu nuk ka transmetuar nga Sufjani se ka thënë: “Shpatën apo premtimin (meuthika).”