Sahihu i Buhariut — Hadithi 4734

210. Nënkapitulli: Ajeti: “Kurrsesi! Ne do ta shënojmë atë që flet dhe do t’ia zgjasim vuajtjen.”

4734. Nga: Habab ibn Ereti

Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Ebu Duhanë, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit punoja si farkëtar. As ibn Vaili më kishte një borxh dhe, kur vajta për t'ia kërkuar, më tha:
- Nuk ta kthej derisa ta mohosh Muhamedin.
- Jo, për Allahun, nuk bëj kufër derisa Allahu të ta marrë shpirtin e të të ringjallë sërish, - ia ktheva.
- Në rregull, pra, më lër të vdes dhe të ringjallem, të furnizohem me pasuri e me djem, pastaj ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili.
Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?!” (Merjem, 77)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4734

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?