Sahihu i Buhariut — Hadithi 4737

213. Nënkapitulli: Ajetet: “Ne, i kemi shpallur Musait: "Udhëto natën me robërit e Mi dhe bëju atyre një rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh. E, Faraoni me ushtrinë e tij, i ndoqi ata (besimtarët), porse deti i mbuloi ata (Faraonin me ushtri), me një mbulesë të madhe; Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.”

4737. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jakub ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke agjëruar ditën e Ashures. Kështu, i pyeti për këtë dhe ata thanë: “Kjo është dita që Musai triumfoi ndaj Faraonit.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ne jemi më meritorë për Musain se ata, andaj agjëroni këtë ditë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4737

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?