Sahihu i Buhariut — Hadithi 4741

216. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe do t’i shohësh njerëzit si të dehur...”

4741. Nga: Ebu Seid Hudriu

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar në Ditën e Kiametit do të thotë:
- O Adem!
- Po të përgjigjem me shumë kënaqësi, o Zoti ynë! - thotë Ademi.
Atëherë do të thirret me zë: “Allahu po të urdhëron që të nxjerrësh
(të ndash) prej pasardhësve të tu grupin e Zjarrit.”
- O Zoti im, e cilët janë grupi i Zjarrit? - pyet Ademi.
- Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë
(janë banorë të Zjarrit), - i thotë Allahu Fuqiplotë.
Atë ditë, shtatzëna do të hedhë barrën e saj, e edhe fëmija do të thinjet:
“... Njerëzit do t'i shohësh si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.” (Haxh, 2)
Të pranishmëve kjo u erdhi shumë rëndë, saqë iu ndryshuan edhe fytyrat.
Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Nga radhët e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve janë nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë, kurse një është nga radhët tuaja. Pastaj ju (banorët e Xhenetit), në mesin e njerëzve, jeni sikurse një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë, ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi. Unë shpresoj se ju do të jeni çereku i banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë tekbir. Pastaj ai tha: “Një e treta e banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë tekbir. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Gjysma e banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë tekbir.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4741

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?