Sahihu i Buhariut — Hadithi 4742

217. Nënkapitulli: Ajetet: “Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm): nëse e godet ndonjë e mirë, ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër, e ky është ai dështimi i qartë."

﴾أَتْرَفْنَاهُمْ﴿ (Etrafnahum): U kemi dhënë atyre (pasuri) (Muminun, 33).

4742. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibrahim ibn Harithi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Bukejri, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm)...”, (Haxh, 11) ka thënë: “Kishte njerëz që vinin në Medinë dhe, pasi që bëheshin muslimanë, nëse gruaja i lindte djalë e i shtoheshin kuajt, ai thoshte: “Kjo fe është e mirë.” E, nëse nuk i lindte gruaja e as i shtoheshin kuajt, ai thoshte: “Kjo fe është e keqe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4742

Fjalë të panjohura?